Arrestohet 27-vjeçari në Brezovicë, konfiskohen mbi 1 kilogram marihuanë

Advertisement

Policia e Kosovës ka arrestuar një 27-vjeçar të dyshuar për posedim të substancave narkotike në Brezovicë, ndërsa gjatë operacionit janë konfiskuar mbi një kilogram marihuanë e dyshuar.

Rasti është regjistruar më 19 gusht 2026, rreth orës 23:30, pasi policia në Shtërpcë kishte pranuar informatë për posedim të substancave narkotike në një vilë të pabanuar në Brezovicë.

Pas mbërritjes në vendngjarje, njësitë policore kanë kontrolluar të dyshuarin, me ç’rast kanë gjetur marihuanë të dyshuar dhe dy peshore digjitale.

Për shkak të dyshimeve se mund të kishte edhe substanca të tjera narkotike, policia ka kontrolluar edhe një vilë tjetër, ku është gjetur një sasi shtesë e marihuanës së dyshuar.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar gjithsej 1,063 gramë marihuanë e dyshuar, dy peshore digjitale, një çantë krahu, një thikë metalike dhe një telefon celular.

Për rastin është njoftuar Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve, e cila ka marrë përsipër procedimin e mëtejshëm.

Gjithashtu është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar intervistimin e të dyshuarit dhe ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit