Andin Hoti: Kurti mund t’i kërkojë LDK-së të propozojë një emër për President

Advertisement

Ministri në detyrë i Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, tha se kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mund t’i kërkojë LDK-së të propozojë një kandidat për President të Kosovës.

Hoti deklaroi në emisionin “Frontal” në T7 se kjo çështje është diskutuar edhe në grupin parlamentar të LVV-së.

“Në bazë të diskutimeve që kemi pasur si grup parlamentar, besoj që kryeministri Kurti do t’i kërkojë Lidhjes Demokratike që të propozojë një emër. Këtë në fakt po e thotë edhe publikisht prej disa kohësh: aman, propozojeni një emër”, tha Hoti.

Sipas tij, emri i propozuar nga LDK-ja më pas do të shqyrtohej bashkë me të gjitha palët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit