Pothuajse i gjithë vendi në rrezik të lartë nga zjarret, aktive 6 vatra

Advertisement

Pothuajse i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut ndodhet në zonë me rrezik të lartë nga zjarret. Sipas drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, rrezik më i ulët është regjistruar vetëm në Malin Sharr dhe në rrethinat e Ohrit dhe Resnjës.

Aktualisht në vend janë aktive gjashtë zjarre, në komunat e Velesit, Studeniçanit, Dollnenit, Prilepit, Tetovës dhe Brodit. Sipas Aliut, zjarri më i rrezikshëm për momentin është ai në komunën e Studeniçanit.

“90 për qind e zjarreve shkaktohen nga faktori njeri, disa janë të qëllimshme dhe disa të paqëllimshme”, deklaroi Ali.

Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, pasi edhe një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë zjarr me përmasa të mëdha.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 29 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave gjashtë janë aktive, një nën kontroll dhe 22 janë shuar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit