Një pacient 72-vjeçar ka ndërruar jetë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, pasi në laborator ishte konfirmuar se ishte i infektuar me virusin e Nilit Perëndimor.
Sipas drejtorit të Klinikës, Fadil Cana, pacienti që nga fillimi kishte simptoma të rënda dhe gjendje të theksuar neurologjike. Pavarësisht masave të ndërmarra dhe monitorimit të vazhdueshëm, gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.
Aktualisht, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive janë të shtruar 24 pacientë. Te 19 prej tyre virusi i Nilit Perëndimor është konfirmuar laboratorikisht, ndërsa 5 pacientë të tjerë janë të dyshuar dhe po i nënshtrohen procesit të diagnostikimit.






