Dita e 75-të e protestës në Tiranë

Advertisement

Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e 75-të, ndërsa qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë.

Gjatë tubimit u dëgjuan thirrje si “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëri e re”, ndërsa protestuesit kërkuan ndryshime politike dhe largimin e asaj që e cilësojnë si “klasa e vjetër politike”.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit nisën marshimin nëpër disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit, duke ndjekur itinerarin e përdorur edhe në protestat e mëparshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit