Arrestohet në Pejë ligjëruesi i njohur islam Elvedin Peziç

Advertisement

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë orëve të pasdites ligjëruesin e njohur islam, Elvedin Peziç, raportojnë mediat lokale.

Sipas IndeksOnline, duke iu referuar burimeve të veta, arrestimi ka ndodhur në dalje të Pejës, në lagjen Vitomiricë.

Për momentin nuk janë bërë të ditura arsyet zyrtare të ndalimit. Pritet që Policia e Kosovës të japë më shumë detaje lidhur me rastin.

Peziç kishte planifikuar që sonte, në orën 20:30, të mbante një ligjëratë në fshatin Dobrušë të Komunës së Istogut.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit