Rasti “Lotaria Shtetërore” ndaj Grubit dhe 7 të tjerëve caktohet për 24 gusht

Advertisement

Lënda gjyqësore kundër ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe shtatë personave të tjerë, të akuzuar për keqpërdorime në SHA “Lotaria Shtetërore”, është caktuar për shqyrtim më 24 gusht.

Nga Gjykata Themelore Penale në Shkup bëjnë të ditur se lënda, përmes sistemit të shpërndarjes automatike, i është caktuar një gjyqtari dhe është përcaktuar data e seancës së parë.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup më herët ngriti aktakuzë ndaj Grubit dhe shtatë të akuzuarve të tjerë, duke i ngarkuar me veprime të kryera gjatë viteve 2023 dhe 2024.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit kanë vepruar së bashku duke tejkaluar kufijtë e autorizimeve dhe detyrave të tyre, me qëllim që t’i shkaktojnë dëm Lotarisë Shtetërore.

Dëmi i pretenduar nga Prokuroria arrin në 507.632.173 denarë, shumë e cila, sipas aktakuzës, i është shkaktuar si dëm SHA “Lotaria Shtetërore” e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Seanca e caktuar për 24 gusht pritet të shënojë fillimin e procedurës gjyqësore ndaj Grubit dhe të akuzuarve të tjerë në rastin e njohur si “Lotaria Shtetërore”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit