VLEN ka shprehur ngushëllime të thella për ndarjen nga jeta të Lirim Hajredinit, drejtorit të televizionit nacional Alsat.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Lirim Hajredinit, drejtorit të televizionit nacional Alsat”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Nga kjo parti theksojnë se Hajredini ishte një figurë e rëndësishme e medias në vend dhe se la gjurmë në zhvillimin e gazetarisë dhe hapësirës mediatike.
“Përkushtimi dhe kontributi i tij profesional do të mbeten pjesë e kujtesës së të gjithë atyre që e njohën dhe bashkëpunuan me të”, thuhet në reagim.
VLEN shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hajredini, të afërmit, miqtë, kolegët dhe të gjithë stafin e Alsatit.
“I përjetshëm qoftë kujtimi për Lirim Hajredinin”, përfundon reagimi i VLEN-it.






