VMRO-DPMNE shpërthen ndaj Zhernovskit: “Talog i Maqedonisë që vështirë se do të përsëritet”

Advertisement

VMRO-DPMNE ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Andrej Zhernovskit, duke drejtuar kritika të forta ndaj tij, por edhe ndaj udhëheqjes së LSDM-së.

Nga partia në pushtet thonë se LSDM-ja dhe drejtuesit e saj po vazhdojnë, siç shprehen, me “gënjeshtra dhe histeri” në opinion. Në reagim, Zhernovski përshkruhet si figurë e njohur për ndryshimet partiake dhe për një “karrierë të pasuksesshme politike”.

VMRO-DPMNE përdor gjuhë të ashpër ndaj Zhernovskit, duke e cilësuar atë si “talog të Maqedonisë” dhe duke pretenduar se ai është pjesë e një strukture politike që, sipas tyre, kundërshton rezultatet e Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

Në reagim përmenden edhe ish-kryeministri Zoran Zaev dhe lideri aktual i LSDM-së, Venko Filipçe, për të cilët VMRO-DPMNE përdor etiketime të rënda, duke i cilësuar si “kodoshë dhe tradhtarë”.

“​​Nëse Zoran Zaev dhe Venko Filipçe janë kodoshët dhe tradhtarët kryesorë, atëherë Kote i tyre më i mirë nga Rulja është pikërisht Andrej Zhernovski”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Nga partia thonë se mbështetja e qytetarëve është dhënë për vazhdimin e politikave të Qeverisë dhe se rezultatet, sipas tyre, po ndihen në përditshmërinë e qytetarëve.

Në fund të reagimit, VMRO-DPMNE përsërit kritikat ndaj Zhernovskit, duke e cilësuar atë si “talog të Maqedonisë që vështirë se do të përsëritet”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit