Këta janë produktet që shënuan rritje më të madhe të çmimeve

Advertisement

– Në Maqedoninë e Veriut kemi rritje të çmimeve të produktet bujqësore, ashtu që rritje më e madhe u regjistrua te bimët industriale (19 përqind) dhe patatet (10 %).

“Çmimet në bujqësi në muajin qershor të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë zmadhuar tek inputi për 6.4 %, dhe tek autputi për 4.5 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Te produktet bimore kemi rritje për 5.9 përqind, ndërsa te ato blegtorale vetëm 0.2 përqind. Ulje kemi vetëm te produktet me origjinë shtazore (5.3 %) dhe bimët e bagëtive (3.4 %).

“Në pjesën e inputeve, në muajin qershor të vitit 2026, krahasuar me muajin qershor të vitit 2025, ka rritje të çmimeve të inputit 1 (fondet e shpenzuara aktualisht në bujqësi) për 6.2 %, dhe rritje të çmimeve të inputit 2 (fondet e destinuara për investime në bujqësi) për 8.5 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit