Ka filluar takimi mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.
Kurti ka nisur konsultimet me partitë politike pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, duke ftuar në takim liderët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, me qëllim diskutimin për mundësitë e krijimit të institucioneve të reja.
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur para se të hyjë në takim me kreun e VV-së, Albin Kurti.
I pyetur nga RTV21 se a është optimisht në marrëveshje politike, ai e pohoi këtë, duke thënë “gjithmonë jam optimist”.
Ai ka thënë se po shkon në këtë takim si përgjigje ndaj ftesës së Kurtit, pa paragjykim.
“I jemi përgjigjur ftesës, pa paragjyku. Uroj që me pasë sukses dhe progres, vendi me pas institucione e stabilitet institucional, progres e përparim”, ka thënë Hamza.
Ndërkaq Kurti ka arritur në takim i shoqëruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.
“Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe t’i konstituojmë institucionet”, ka thënë Kurti.





