Mos dilni me vetura, shfrytëzoni autobusat pa pagesë, të krijojmë hapësirë për mërgimtarët

Advertisement

Tetovë, 28 qershor – Policia do të forcojë praninë në rrugët e Tetovës, me rastin e ardhjes së mërgimtarëve por edhe organizimit të verës kulturore tetovare. Nëpër rrugët e Tetovës pritet të ketë polic në çdo tridhjetë metra, si dhe ekipe të veçanta policie në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim orientimin e makinave që të mos evitohen tollovitë.

Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në deklaratë për Alsat, ka apeluar banorët që gjatë kësaj periudhe, të përdorin sa më shumë transportin publik, me qëllim që mërgimtarët sa më lirshëm të lëvizin nëpër qytet.

“Tetova tanimë ka transport publik falas, andaj do kisha lutur gjithë banorët rezident të komunës që gjatë kësaj periudhe të mos shfrytëzojnë veturat për të dalë në qytet por të shfrytëzojnë transportin publik. Po ashtu në mbledhjen e radhës të këshillit, do bëhet rregullimi i shumë rrugëve që do bëhen një kahëshe me çka do të lehtësojnë qarkullimin e veturave”, tha Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

“Risia e këtij viti do të jetë ky bulevard në të cilin do të punohet intensivisht për tu përfunduar, e në të cilin gjatë muajit të ardhshëm do të jetë vetëm pedonale, nga ora shtatë e mbrëmjes deri në dymbëdhjetë të natës. Ndërkohë në këtë bulevard, do të zhvillohen gjitha aktivitetet e verës kulturore, që kanë të bëjnë me të rinjtë”. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit