Komuna e Gostivarit njofton dezinsektim kundër mushkonjave, apel për bletarët të marrin masa mbrojtëse

Komuna e Gostivarit ka njoftuar se sonte (22 qershor 2026) do të realizohet dezinsektimi tokësor në territorin e komunës për asgjësimin e formave të rritura të mushkonjave dhe dëmtuesve të tjerë.

Sipas njoftimit, “dezinsektimi do të kryhet pas mesnate deri në orët e para të mëngjesit, vetëm në kushte të volitshme atmosferike”.

Nga komuna bëjnë të ditur se, nëse kushtet atmosferike nuk janë të favorshme, aksioni do të shtyhet. “Në rast të reshjeve të shiut ose erës së fortë, ai do të shtyhet për ditën e nesërme ose për një ditë tjetër”, thuhet në njoftim.

Dezinsektimi do të realizohet nga SHPTH Pronto SHPKNJ, ndërsa për trajtimin do të përdoret preparati “Kuflak 50 EC”.

Komuna u ka bërë thirrje bletarëve që të ndërmarrin masa preventive për mbrojtjen e bletëve. “U bëjmë thirrje bletarëve që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve të tyre”, theksohet në njoftimin zyrtar. Gazeta Flaka

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit