Trump përfundoi vizitën në Kinë

Presidenti amerikan, Donald Trump, u largua sot nga Pekini dhe është nisur drejt SHBA-së pas një serie takimesh dyditore me presidentin kinez Xi Jinping, të fokusuara në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të hapura mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Avioni presidencial “Air Force One” u ngrit nga aeroporti ndërkombëtar i Pekinit, pas ceremonisë së përcjelljes në pistë, raportoi CNN.

Gjatë vizitës tre-ditore në Kinë, Trump mori pjesë në një banket shtetëror, vizitoi disa vende historike dhe zhvilloi një çaj takimi bilateral si dhe një drekë pune me udhëheqjen kineze.

Pas takimit të fundit me homologun e tij, presidenti amerikan e vlerësoi presidentin kinez Xi Jinping, duke i quajtur kinezët një popull të madh dhe duke paralajmëruar vizitën e tij në SHBA në shtator.

Trump e përmbylli fjalimin e tij në takim me presidentin kinez duke thënë se kishin pasur “disa ditë vërtet të shkëlqyera”.

Ai shprehu shpresën se edhe presidenti kinez në shtator do të largohet nga SHBA “po aq i impresionuar sa ai është i impresionuar nga Kina”.

Takimin e fundit, dy liderët e zhvilluan në kompleksin Zhongnanhai, vendi ku punojnë dhe jetojnë udhëheqësit e qeverisë qendrore kineze, përfshirë presidentin Xi.

Ai shpjegoi se kompleksi dikur ka qenë pjesë e një kopshti perandorak dhe është i mbushur me histori. Gjatë shëtitjes, ai i tregoi Trumpit edhe një pemë 490-vjeçare.

Si dhuratë, ai premtoi se do t’i dërgojë fara trëndafilash kinezë që Trump i kishte parë në kopsht.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit