Policia në kërkim të personit që mbante ujkun: Gjobat arrijnë deri në 20.000 euro

Policia, pas kontrolleve të kryera me të cilat u vërtetua se kafsha e kapur në lagjen Kozle të Shkupit është ujk, po gjurmon vendndodhjen dhe personin që e ka mbajtur kafshën.

​Nga MPB thonë se SPB Shkup po ndërmerr masa për përcaktimin e lokacionit dhe identitetit të personit që e ka mbajtur kafshën në robëri.

​Sipas rregulloreve, mbajtja e kafshëve të egra pa leje përkatëse mund të sjellë dënime serioze, të cilat në raste të caktuara arrijnë deri në 20.000 euro.

​Në Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës thuhet qartë se ndalohet mbajtja dhe rritja e llojeve të kafshëve të egra në kushte të papërshtatshme dhe pa miratimet përkatëse.

​Nga Kopshti Zoologjik i Shkupit informuan se bëhet fjalë për një ujk të ri, i cili është i kequshqyer dhe peshon vetëm 25 kilogramë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit