Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se Maqedonia ka shënuar rënie për tre pozita në Indeksin e Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij.
“Me Mickoskin, Maqedonia ka rënë 3 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij. Tani jemi në grupin e vendeve me një “situatë problematike”.
Kjo është edhe një provë se si rrjeti mediatik i Orbanit në shërbim të Mickoskit po “përmbush” një nga pikat kryesore të reformës për BE-në – lirinë e medias”, thotë Filipçe.
Ai thekson se koha e vërtetës po vjen.





