Fjodor Dostojevski është një prej shkrimtarëve më të famshëm në letërsinë botërore. Veprat e tij madhështore ngrejnë mjeshtërisht pikëpyetje mbi tema të rëndësishme të jetës dhe vdekjes.
Më poshtë janë thëniet më të urta të këtij shkrimtari. Me siguri do të ofrojnë shumë “ushqim për mendjen”.
-Duhet ta duash jetën, më shumë se sa vetë kuptimin e jetës.
-Hedhja e një hapi të ri, nxjerrja nga goja e një fjale të re. Këto janë gjërat të cilave njerëzit u druhen më shumë.
-Në mendjen e gjithësecilit prej nesh ka një kufi, përtej të cilit është e rrezikshme të shkosh. Pasi e ke kaluar atë kufi, është e pamudnur të kthehesh mbrapa.



