Një 16-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Shtetit pasi dyshohet se mbante armë të ftohta në shkollë, gjatë kohës që frekuentonte mësimin.
Uniformat blu bëjnë me dije gjithashtu se i mituri shtyhej nga babai i tij për të përdorur armë zjarri.
Në këto kushte i ati është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit dhe po punohet për arrestimin e tij.
Gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 6 armë (pushkë, shotgun, sportive, gjysëm automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa.



