14.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Inteligjenca artificiale po pushton edhe pajisjet celulare

Të dhënat e reja të GSMA tregojnë se në fund të vitit 2023, në botë kishte 4.7 miliardë përdorues të internetit celular, ose rreth 58 për qind e popullsisë së botës.

Teknologjitë dhe shërbimet celulare përbënin 5.4 për qind të PBB-së globale në 2023, me të ardhura prej rreth 5.7 trilionë dollarë dhe gati 5.5 miliardë njerëz që i përdorin ato, sipas të dhënave të publikuara nga GSMA. sot, në ditën e parë të Kongresit Botëror të Mobileve (MWC) Barcelona.

Duke hapur kongresin, drejtori i përgjithshëm i “GMSA” Mats Granried tha se 65 për qind e lidhjeve celulare në botë kryhen përmes operatorëve celularë.

Suksesi i operatorëve reflektohet në atë se sa arrijnë të gjejnë burime të reja të ardhurash, përmirësim të eksperiencës së përdoruesit, por edhe kursime në investime kapitale dhe operacionale.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit