Kryeministri Hristijan Mickoski sot u takua me ambasadorien kineze, Xhijang Sjaojan, me të cilën shkëmbyen mendime për thellimin e marrëdhënieve miqësore midis Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës.
“Marrëdhëniet midis dy vendeve tona bazohen në respekt të ndërsjellë, mirëkuptim dhe bashkëpunim, dhe në vitet e fundit ato shënojnë zhvillim të vazhdueshëm në fusha të ndryshme, duke përfshirë ekonominë, kulturën, arsimin dhe infrastrukturën”, ka shkruar kryeministri Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Beson se ekziston potencial i konsiderueshëm për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht, siç thotë, përmes projekteve dhe iniciativave konkrete me interes të ndërsjellë, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve në të dyja vendet.



