Laboratori i Gazetarisë Investigative (IRL) ka publikuar një hetim të ri mbi tragjedinë e zjarrit në diskoteken Pulse në Koçan, i cili ndodhi më 16 mars të këtij viti dhe vrau 62 persona kryesisht të rinj, për të cilin është duke u zhvilluar gjyq kundër 30 individëve dhe 3 kompanive. IRL ka publikuar detaje të gjetjeve të autopsisë, të cilat, sipas tyre, zbulojnë se 50 viktimat e listuara si të vdekura nga dioksidi i karbonit mund të kenë vdekur në të vërtetë nga helmimi me cianid hidrogjeni, i cili çlirohet kur digjet sfungjer poliuretani. Sipas IRL, viktimat nuk kishin nivele mjaftueshëm të larta të karboksihemoglobinës, një tregues i ekspozimit ndaj monoksidit të karbonit, për të vdekur prej tij. Prokurorët dhe ekspertët mjeko-ligjorë e dinin këtë, por nuk e testuan pranin e cianidit gjatë hetimit, shkruan IRL.
“Megjithatë, të dhënat mbi të cilat u bazuan përfundimet e ekspertëve mjekësorë, dhe më vonë u përkthyen në një aktakuzë, ngrenë pyetje në lidhje me besueshmërinë e shkaqeve të vdekjes tek këto 50 viktima. Në asnjërën prej tyre niveli i monoksidit të karbonit në gjak nuk arriti nivelin fatal prej 60 deri në 70 përqind karboksihemoglobinë, e cila sipas shkencës mjekësore është e nevojshme që të ndodhë vdekja. Përkundrazi, tek disa nga të ndjerit, u përcaktuan nivele prej rreth 5-6 përqind, vlera karakteristike të duhanpirësve aktivë. Në shumicën e tyre, përqendrimet varionin midis 10 dhe 30 përqind, gjë që shkakton dehje të lehtë deri në të moderuar, por jo vdekje të papritur”, thuhet në hulumtim.
Siç pohon kjo media, prova shtesë se të pranishmit ishin të ekspozuar ndaj cianidit vijnë nga analizat e kryera tek të lënduarit në Klinikën e Toksikologjisë. Në disa prej tyre, mjekët përcaktuan nivele jashtëzakonisht të larta të laktatit në gjak, një biomarkues indirekt që tregon oksigjenim qelizor të dëmtuar, tipik i helmimit me cianid.
“Me nivele kaq të ulëta të karboksihemoglobinës, duhej të kishte një gaz tjetër toksik si shkak të vdekjes”, tha për IRL profesori Niko Beqarovski nga Klinika Universitare për Toksikologji, i cili ishte pjesë e ekipit që monitoroi të plagosurit pas tragjedisë.
Prova shtesë se të pranishmit ishin të ekspozuar ndaj cianidit vijnë nga analizat e kryera ndaj të plagosurve në Klinikën për Toksikologji. Në disa prej tyre, mjekët përcaktuan nivele jashtëzakonisht të larta të laktatit në gjak, një biomarkues indirekt që tregon oksigjenim qelizor të dëmtuar, tipik i helmimit me cianid.
Pavarësisht këtyre indikacioneve, Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk kreu analiza toksikologjike për praninë e cianidit në gjakun e të ndjerëve. Prandaj, ata nuk iu përgjigjën konkretisht IRL nëse Prokuroria Publike kërkoi teste të tilla.
Siç shkruan më tej IRL, materiali më i rëndësishëm – sfungjeri izolues akustik në tavan, i cili sipas pamjeve video është i pari që ndizet nga shkëndijat e piroteknikës, nuk mund të merrej për analizë sepse ishte djegur plotësisht në zjarr. Prandaj, hetuesit kanë siguruar fatura nga kompania e Kratovës “Silpen”, nga e cila është blerë sfungjeri izolues i zërit në vitin 2012, në një sasi prej 95 kilogramësh. Ata i kanë kërkuar kompanisë t’u sigurojë të njëjtin material. Analizat treguan se nuk ishte sfungjer grafiti, siç thuhet në dokumentacionin e projektit, por sfungjer poliuretani.
Poliuretani është një material pa rezistencë ndaj zjarrit, i cili, kur digjet, lëshon tym të trashë, toksik dhe cianid hidrogjeni, i cili është një gaz me një efekt jashtëzakonisht të shpejtë dhe vdekjeprurës. Ndryshe nga monoksidi i karbonit, i cili vepron gradualisht dhe nuk ka erë, cianid hidrogjeni shkakton çorientim të papritur, humbje të koordinimit, paralizë dhe vdekje brenda pak minutash. Simptoma të ngjashme me ato të përshkruara nga të mbijetuarit e “Pulsit”.
Zjarri në Koçan shpërtheu natën e 15-16 marsit, duke rezultuar me 63 viktima dhe duke plagosur pothuajse 200 të tjerë. Prokuroria ka ngritur akuza kundër 34 personave të cilët, nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve të tyre brenda sistemit, shkaktuan katastrofën. Aktakuza përfshin gjithashtu tre kompanitë e pronarit të diskotekës, i cili është i pandehuri kryesor.





