9.8 C
Skopje
Thursday, December 4, 2025

Maqedoni Komuna e Tetovës thërret debat publik për buxhetin 2026 – qytetarët ftohen të japin propozime

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar organizimin e një debati publik lidhur me buxhetin e komunës për vitin 2026. Thirrja u bë përmes një komunikimi zyrtar, ku theksohet rëndësia e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe sektorit civil në procesin e planifikimit buxhetor.

Debati publik do të mbahet të mërkurën, më 10 dhjetor 2025, duke filluar nga ora 14:00, në Sallën e Këshillit Komunal të Tetovës.

Komuna fton të gjithë qytetarët, shoqatat, organizatat joqeveritare, grupet e interesit dhe përfaqësuesit e sektorit civil që me idetë dhe propozimet e tyre të kontribuojnë në hartimin e buxhetit të ri.

Kasami theksoi se ky proces synon të sigurojë transparencë dhe llogaridhënie, si dhe të përfshijë komunitetin në vendimmarrje për projektet që do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve gjatë vitit 2026.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit