6.8 C
Skopje
Friday, November 14, 2025

Këshilli e mbështeti propozimin e kryetarit Lukrovski për mbulimin e shpenzimeve komunale të shkollave fillore në Komunën Karposh

Këshilli i Komunës së Karposhit mbajti një seancë të jashtëzakonshme, ku u shqyrtuan katër pika të rendit të ditës. Në këtë drejtim, këshilltarët e mbështetën Planin e Programeve për zhvillimin e vetëqeverisjes lokale për vitin 2026. Në përputhje me nevojat e fushës së punëve komunale dhe rregullimit të hapësirës, do të ndërmerren aktivitete për përmirësimin e kapaciteteve infrastrukturore në komunën e Karposhit.

Bëhet fjalë për investime kapitale në objekte infrastrukturore, siç janë rikonstruksioni i disa rrugëve, sallat sportive në shkollat fillore “Bratstvo” dhe “Dimo Hadzhi Dimov”, intervenime në kanalizimet fekale dhe atmosferike, si dhe ndërtimi i çerdhes “Prolet” në lagjen Kozle dhe “Majski Cvet” në lagjen Taftalidjë.

U arrit konsensusi i nevojshëm edhe për Propozim-Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit Komunal, konkretisht ribalancin për vitin 2025. Sipas arsyetimit, nevoja për këtë vendim buron nga ndarja e mjeteve për shkak të rritjes së shumës së TVSH-së (që e paguan Ministria e Financave) në vlerë prej 2.130.000 denarësh, si dhe ndryshimet në të ardhurat dhe shpenzimet në kolonat e Buxhetit të konsoliduar të komunës. Në pjesën e të ardhurave të Buxhetit të konsoliduar për 2025, shuma e mëparshme prej 1.853.654.953 denarësh rritet në 1.857.766.953 denarë. Në kolonën e Buxhetit të Komunës së Karposhit, të ardhurat rriten nga 1.059.141.953 në 1.061.771.953 denarë.

Gjatë debatit, kryetari Soti Lukrovski doli para këshilltarëve me një propozim-amendament, sipas të cilit mjetet e pashfrytëzuara për udhëtime jashtë vendit dhe shpenzimet e përfaqësimit do të ri-destinohen. Me propozimin e kryetarit të Komunës, këto mjete do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve komunale të shkollave fillore në Komunën Karposh. Shumica e këshilltarëve e mbështetën këtë propozim, i cili do të bëhet pjesë e Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit Komunal.

Këshilltarët dhanë “dritë jeshile” edhe për ndryshimet dhe plotësimet në Programin e aktiviteteve në fushën e sportit për vitin 2025. Ndryshimet përfshijnë aktivitetet e projekteve për Ligat Shkollore të Sportit të Karposhit për vitin 2025, bursat për nxënësit-sportistë të talentuar, si dhe mbështetjen e njëhershme për sport dhe rekreacion. Për Ligat Shkollore, kuadri financiar ndryshon nga 2.050.000 në 2.624.000 denarë. Fonda për bursa për nxënësit e klasës së VIII dhe IX ulet nga 1.100.000 në 1.000.000 denarë. Në pjesën për mbështetje të njëhershme për sport dhe rekreacion, shuma ndryshon nga 1.000.000 në 765.000 denarë, ndërsa 235.000 denarë transferohen në fondin për Ligat Shkollore të Komunës së Karposhit për vitin 2025.

Ndryshime pati edhe në Programin e fushës së mbrojtjes së fëmijëve, sociale dhe shëndetësore për vitin 2025. Këshilltarët e mbështetën ndryshimin në pikën e tretë të Programit, e cila lidhet me ndihmën financiare për personat dhe familjet në rrezik social ose për ata që kanë nevojë për mjete për shërim. Për këtë qëllim, shuma rritet nga 7.000.000 në 9.000.000 denarë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit