Kina njoftoi sot se ka zbuluar depozitën e saj më të madhe të vetme të arit që nga viti 1949, transmeton Anadolu.
Miniera e arit Dadonggou, në provincën verilindore Liaoning përmban 1.444,49 tonë rezerva të provuara ari, sipas Ministrisë së Burimeve Natyrore.
Sipas gazetës shtetërore “Global Times”, miniera ka kaluar tashmë vlerësimin e fizibilitetit ekonomik, duke hapur rrugën për zhvillim.
Depozita klasifikohet si një minierë gjigante, me hapje të sipërme. Zyrtarët thonë se zona mbi nivelin 720 metra përmban rreth 2,586 miliardë tonë xehe me një përmbajtje mesatare ari prej 0,56 gramësh për ton.
Miniera u identifikua pas një procesi kërkimi jashtëzakonisht të shpejtë, vetëm 15-mujor, i cili, sipas lajmeve, mund të bëhet një model për kërkime minerale “me cikël të shkurtër dhe cilësi të lartë” në të ardhmen.





