Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur procedim penal ndaj një personi për veprën penale – Dhunë ndaj fëmijës sipas nenit 201a të Kodit Penal.
I dyshuari, 53-vjeçar, më 11 nëntor ushtruar dhunë ndaj një fëmije 12-vjeçar.
Ndërsa fëmija lëvizte me biçikletë në bulevardin “Krste Misirkov”, i dyshuari e ndaloi me motor elektrik dhe pa asnjë arsye e sulmoi agresivisht me grushte dhe shkelma në fytyrë dhe trup.
Në një moment, ai nxori edhe një thikë dhe përpiqej ta godiste fëmijën, më pas e goditi në kokë me dorezën e thikës.
Fëmija arriti të tërhiqej dhe kërkoi ndihmë nga kalimtarë të rastësishëm. I dyshuari mori biçikletën e fëmijës, i prishi të dyja gomat dhe e hodhi në bulevard me qëllim që të dëmtonte automjetet që kalonin. Më pas, ai u largua me motor nga vendi i ngjarjes, ndërsa fëmija u dërgua në Qendrën Urgjente.
Prokurori i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, pasi ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik nga arratia.





