6.8 C
Skopje
Thursday, November 13, 2025

Shoqata e Barnatoreve Privatë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Asociacionin Amerikan të Farmacive

Shoqata e Barnatoreve Privatë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Asociacionin Amerikan të Farmacive, e cila synon ngritjen e kapaciteteve profesionale të farmacistëve dhe përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve. Qëllimi i këtij projekti është forcimi i rolit të farmacistit në ndjekjen e terapisë së pacientëve dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet farmacistit dhe mjekut amë. Vërejtjet profesionale të farmacistit do të dokumentohen në dosjen farmaceutike, e cila është e ndërlidhur me sistemin elektronik “Termini im”, duke mundësuar komunikim më efikas dhe trajtim më të sigurt të pacientëve.

“Ne jemi dëshmitar se pacientët vetëmjekohen, e ndryshojnë terapinë, vendosin nëse ndonjë barnë duhet apo nuk duhet ta marrin, ndërsa në këtë shumë shpesh mjekët amë nuk kanë njohuri mjekët. Farmacisti ka njohuri, pasi kur pacienti e merr terapinë ne e shohim se çfarë nga terapia e dhënë pacienti e ka marrë apo jo dhe këtë mund ta evidentojmë që ta inkurajojmë pacientin që ti përmbahet terapisë”, tha Biljana Bozhinovska, Shoqata e Barnatoreve Private.

Nga Oda e Farmacisë në vend thonë se kjo do të thotë se në barnatore, përveç shërbimeve të zakonshme të dhënies së barnave dhe këshillimit, farmacistët do të mund të ofrojnë edhe shërbime shtesë në parandalimin e sëmundjeve dhe përmirësimin e rezultateve shëndetësore.

“Deri ku jemi me gjithë këtë procedurë? Nga ana e Odës së Farmacistëve është formuar komision që e ka definuar listën e shërbimeve si dhe rregullativën në lidhje me hapësirën, pajisjet që duhet ti përmbush barnatorja që të mund ti kryej ato shërbime shëndetësore apo shërbime farmaceutike. E gjithë kjo është dërguar deri tek ministra e shëndetësisë. Kjo do të thotë se jo çdo barnatore do ti kryej këto shërbime, këto shërbime do të mund ti kryej ajo barnatore që i plotëson kushtet”, deklaroi Vesna Stavrova, kryetare e Odës Farmaceutike.

Nga Asociacioni Amerikan i Farmacistëve thonë se përmes këtij projekti do të edukojnë farmacistët dhe se të gjitha aktivitetet e farmacistëve do të njihen nga Qeveria dhe institucionet me qëllim përmasimin e praktikës farmaceutike. Sipas tyre, Asociacioni Amerikan i Farmacistëve ka një numër të madh shërbimesh të tilla të zbatuara në farmaci dhe ata kanë shumë njohuri që mund t’i transferojnë në Maqedoni përmes këtij projekti./Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit