16.8 C
Skopje
Thursday, November 13, 2025

“Nuk e kam lexuar aktakuzën, nuk e di për çfarë akuzohen “, thotë Durkee

Michael Durkee, ish-këshilltar i Wesley Clark po e vazhdon dëshminë e tij në ditën e dytë para Gjykatës Speciale në Hagë.

 

 

Ai është pyetur nga prokurorja se a e ka lexuar aktakuzën në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Jo nuk e kam lexuar”, tha shkurt Durkee, transmeton Klankosova.tv

Ai poashtu deklaroi se nuk e di se për çfarë krime akuzohen ata.

Durkee poashtu deklaroi se UÇK-ja nuk kishte një strukturë solide të konsoliduar komande, “që dikush të ishte në nivel të lartë në Prishtinë dhe të jepte urdhra që më pas do të çonin në veprime apo operacione të caktuara në terren”.

“Komandantët e zonave operative kishin autonomi të konsiderushme dhe ekzistonte vullneti i tyre për të vepruar me kokën e tyre kur e konsideronin të përshtatshme”.

“Pra, nuk kishte një zinxhir të konsoliduar komande në kuptimin e koordinimit të autoritetit të drejtpërdrejtë të komandës, siç e kuptojnë në ushtritë perëndimore”.

I pyetur nëse Hashim Thaçi mund të ndalonte dhunën në atë kohë, ai u përgjigj: “Nuk kishte Hashim Thaçi kompetencë dhe autoritet për të ndaluar dhunën në atë kohë”.

“Sepse në atë ditë, pas tërheqjes së forcave serbe, atë ditë UÇK ishte në mes të situatës ku duhet të realizonin sipërmarrjet dhe premtimet që i kishin dhënë KFOR-it, bashkë me gjeneralin Jackson. Ndërkohë që kishte ende ushtarë të UÇK-së në terren, struktura e komandimit në thelb po përpiqej që të gjente mënyrën për demilitarizimin. Ata po shikonin zotin Çeku, Thaçin dhe persona tjerë se çfarë mund të bënin ata brenda UÇK-së për të realizuar premtimet e dhëna”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit