3.8 C
Skopje
Wednesday, November 12, 2025

Gazetari Nevrij Ademi për ngushllime në Gjakovë

Gazetari Nevrij Ademi,  ka zhvilluar sot një vizitë në familjen Spahija në Gjakovë, për t’u shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tragjike të vajzës së tyre, Daorsës Spahija – raporton Tetovasot

Në vizitë, Ademi ishte i shoqëruar nga Hoxhë Muharem Ismaili, imam dhe hatib i xhamisë “Isa Beu” në Shkup, si dhe nga Hoxhë Abdurahman Bejtullahu nga Gjakova.

Gjatë takimit, gazetari kërkoi falje publike për një deklaratë të nxituar që kishte bërë disa ditë më parë lidhur me rastin e Daorsës, duke theksuar se fjalët e tij nuk kishin pasur qëllim për të lënduar familjen, por ishin shprehje e reagimit emocional.

“Falja është virtyt, e unë e ndjeva si detyrë njerëzore dhe profesionale të kërkoj mirëkuptim,” – tha Ademi, duke shtuar se është i vendosur të kërkojë drejtësi për rastin dhe të kontribuojë që ai të mos mbetet në heshtje.

Në një atmosferë mirëkuptimi e dinjiteti, babai i Daorsës, z. Arbër Spahija, priti mysafirët dhe zhvilloi me ta një bisedë të hapur e të sinqertë.

Në fund të takimit, siç theksoi Ademi, të dy palët shtrënguan duart me respekt e burrëri, duke u zotuar se do të qëndrojnë bashkë në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë për Daorsën.

“Drejtësia është amanet, e kujtimi i saj është përgjegjësi që nuk shuhet,” – përfundoi gazetari Nevrij Ademi në postimin e tij në Tetovasot.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit