Peshëngritësi Ertjan Kofsha u rendit në vendin e katërt në peshën deri në 94 kilogramë, në Lojërat e Solidaritetit Islamik që po mbahen në Riad të Arabisë Saudite.
Sportisti kuqezi bëri një garë shumë dinjitoze në një nga peshat më vështira.
Në shkëputje Ertjan Kosha bëri dy prova të mira me 157 kilogramë dhe 161 kilogramë, ndërsa dështoi në të tretën me 165 kilogramë.
Në shtytje sportisti që stërvitet nga trajneri Leonard Toska e nisi me 185 kilogramë, për të vijuar me 190 kilogramë në provën e dytë dhe një tentativë e pasuksesshme me 195 kilogramë në provën e tretë.
Në total në dygarësh Ertjan Kofsha ngriti 351 kilogramë, duke u renditur në vendin e katërt.
Veç Kofshës, në kategorinë e femrave e reja Enkileda Carja siguroi dy medalje argjendi, duke vendosur edhe rekord botëror për të reja./atsh/ KultPlus.com





