8.8 C
Skopje
Wednesday, October 29, 2025

Izraelitët nisin sulmet në Gaza, reagon JD Vance: Do të ketë përleshje të vogla këtu e atje

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, i tha gazetarëve se armëpushimi në Gaza pritet të mbetet në fuqi, edhe pse sot u regjistrua një shkëmbim i vogël zjarri midis forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit.

Ai theksoi se incidenti i fundit nuk pritet të rrezikojë qëndrueshmërinë e armëpushimit, i cili është parë si një hap i rëndësishëm drejt qetësimit të situatës në rajon, raporton timesofisrael.

“Do të ketë përleshje të vogla këtu e atje. E dimë që Hamasi sulmoi një ushtar të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF). Presim që izraelitët të përgjigjen,” tha Vance, duke shtuar se SHBA-ja po monitoron situatën nga afër dhe mbështet përpjekjet për të ruajtur paqen

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e dialogut dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe për të mbrojtur civilët në rajon.

Theksojmë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka urdhëruar sulme të ashpra në qytetin e Gazës pasi Hamasi thuhet prishi armëpushimin.

Hamas, ndërkohë, ka mohuar pretendimet izraelite si dhe ka njoftuar se tashmë kanë nis sulmet dhe raportohet për viktima.

Ndryshe, lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka nisur pas sulmit terrorist të militantëve palestinezë në Tel Aviv më 7 tetor të vitit 2023.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit