Uragani Melissa ka mbërritur në tokë në Xhamajka si stuhi e kategorisë pesë, duke sjellë erëra katastrofike dhe rreziqe për përmbytje të menjëhershme në të gjithë ishullin e Karaibeve.
Ajo është stuhia më e fuqishme e regjistruar këtë vit dhe ndër më të fortat në Atlantik që kur filluan të mbaheshin të dhëna.
Stuhia paraqet “një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe kërcënuese për jetën”, shtoi NHC, ndërsa më vonë paralajmëroi se priten “erëra katastrofike, përmbytje të menjëhershme dhe valë stuhish” në të gjithë ishullin.
Autoritetet xhamajkane u kanë kërkuar banorëve dhe vizitorëve të vazhdojnë të qëndrojnë të strehuar ndërsa stuhia kalon mbi ishull – gati një e treta e vendit është tashmë pa energji elektrike.
Ministri i Pushtetit Lokal, Desmond McKenzie, lëshoi një paralajmërim të fortë pak para mbërritjes në tokë: “Mos vini bast kundër Melissës – është një bast që nuk mund ta fitojmë”.
Pasi të kalojë mbi Xhamajkë, Melissa pritet të niset drejt Kubës përpara se të kalojë nëpër Bahamas më vonë të mërkurën.





