16.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Kurti falënderon votuesit: LVV mori mbështetje nëpër komuna

Prishtinë, 12 tetor – Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit në zgjedhjet lokale, duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe mbështetjen ndaj kandidatëve të LVV-së nëpër komuna.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kurti theksoi se qytetarët e Kosovës edhe njëherë kanë dëshmuar kulturën e tyre demokratike, duke kaluar ditën e zgjedhjeve me qetësi, dinjitet dhe përgjegjësi.

“Sot, me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi,” ka shkruar Kurti.

Ai u shpreh mirënjohës për mbështetjen e dhënë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje! dhe kandidatëve të saj, duke e konsideruar këtë si forcë për të vazhduar përpara me punë dhe përkushtim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit