13.8 C
Skopje
Friday, October 10, 2025

Ndeshja Serbi – Shqipëri nën masa të rrepta sigurie

Federata e Futbollit e Serbisë (FSS) ka njoftuar për masa të rrepta sigurie në prag të ndeshjes Serbi–Shqipëri.

Në një njoftim publik, FSS tha se mbështet plotësisht autoritetet serbe në zbatimin e masave të sigurisë dhe paralajmëroi se të gjitha rregullat do të zbatohen pa përjashtim.

Biletat për ndeshjen janë të personalizuara dhe hyrja në stadium do të lejohet vetëm nëse emri në biletë përputhet me dokumentin personal. Federata paralajmëroi gjithashtu se çdo blerje biletash në tregun e zi është e pavlefshme.

Kontrollet e sigurisë do të jenë të dyfishta dhe tifozëve u kërkohet të vijnë herët në stadium. Çakmakët, monedhat dhe sendet e forta do të konfiskohen në hyrje.

“Siguria e lojtarëve, tifozëve dhe të gjithë pjesëmarrësve është përparësi absolute,” thuhet në njoftimin e FSS, që u bën thirrje tifozëve ta mbështesin kombëtaren serbe në mënyrë sportive dhe dinjitoze.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit