15.8 C
Skopje
Friday, October 10, 2025

37-vjeçari nga Sveti Nikolla akuzohet për kërcënim ndaj një televizioni lokal

Policia në Maqedoninë e Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një 37-vjeçari, nën dyshimet se ka kërcënuar një televizion lokal.

Ngjarja ka ndodhur më 21 shtator, kur përmes një aplikacioni mobil është dërguar mesazh kërcënues në numrin zyrtar të institucionit mediatik.

“Sektori për Punë të Brendshme në Shtip ka ngritur kallëzim penal kundër O.S. (37) nga Sveti Nikolla, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale ‘rrezikim i sigurisë’,” thuhet në njoftimin e Policisë së Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit