Kryeministri i Maqedonisë së Veriut , Hristjan Mickoski, ka shprehur shqetësim të thellë për perspektivat demografike të vendit, duke paralajmëruar se brenda dy dekadave të ardhshme, popullsia mund të tkurret nën 1 milion, duke çuar në rrëzimin e sistemeve të pensioneve dhe sigurimeve shoqërore.
Edhe pse, sipas regjistrimit të fundit të vitit 2021, popullsia e vendit ishte pak mbi 1.8 milion banorë, Mickowski vuri në dukje se numri aktual sot nuk i kalon 1.5 milion. Me më shumë se 700,000 punëtorë dhe rreth 350,000 pensionistë, pamja e ardhshme është shqetësuese.
“Brenda 20 vjetësh, kam frikë se do të jemi një vend me më pak se një milion banorë. Atëherë, do të kemi një punëtor për çdo pensionist. Kjo do të thotë kolapsi i fondeve të pensioneve dhe fondeve shëndetësore”, tha ai.