Shkup, 30 shtator – Në sallën solemne të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të bëhet promovimi i programit “Trendet demografike – Veprim i përbashkët për investimin dhe shfrytëzimin e kapitalit njerëzor”, organizuar në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA).
Në promovimin solemn të programit pesëvjeçar do të flasin kryeministri Hristian Mickoski, drejtoresha e UNFPA për rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, Florens Bauer, ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani dhe koordinatorja e përhershme e KB-së në Maqedoninë e Veriut, Rita Kolumbia. Moderator i ngjarjes do të jetë koordinatorinNacional për demografi, Vlladimir Gjorçev.