16.8 C
Skopje
Saturday, October 11, 2025

Misajllovski: Investojmë në kapacitetet e mbrojtjes dhe armatës për shtet të sigurt dhe qytetarë të sigurt

Shkup, 29 shtator – Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot në një takim të Komitetit punues për zbatimin e Strategjisë kombëtare të zhvillimit 2024-2044, theksoi se ndërtimi i një “shoqërie të sigurt, të mbrojtur dhe rezistente në kohë të sfidave globale është me rëndësi prioritare për ne”.

Siç informoi Ministria e Mbrojtjes, Misajllovski iu referua zhvillimit të sistemit mbrojtës dhe investimeve në mbrojtje që mundësojnë pajisje intensive dhe modernizim të armatës së Maqedonisë.

“Në samitin e fundit të NATO-s, ne – të gjitha 32 vendet anëtare – unanimisht morëm vendimin e cila do të thotë mbrojtje më e fortë. Në 10 vitet e ardhshme, gjegjësisht deri në vitin 2035, investimet në mbrojtje do të arrijnë nivelin prej 3,5 për qind të BPV-së, dhe investim shtesë prej 1,5 për qind të BPV-së në aktivitete dhe projekte që lidhen me mbrojtjen, siç është infrastruktura, menaxhimi me kriza, siguria kibernetike”, tha ministri.

Misajllovski shtoi se tashmë “puna intensive është duke u projektuar në parashikimet për rritjen e buxhetit të mbrojtjes, që do të thotë edhe investime më të mëdha në sektorin e mbrojtjes.

Në lidhje me dokumentet strategjike, ministri informoi se në proces është miratimi i Strategjisë së sigurisë kombëtare, që si[ tha, është bazë për përditësimin e dokumenteve të tjera strategjike “Strategjisë së mbrojtjes dhe planeve të kapaciteteve mbrojtëse”.

Misajllovski nënvizoi, thekson MM në kumtesë, se mbrojtja nuk është sektor i izoluar, por më tepër një sistem më i gjerë i rezistencës shoqërore.

“Shtoi se ” nga përfshirja e të gjithë faktorëve relevantë në përballjen rreth kërcënimeve të sotme, si nga institucionet ashtu edhe nga bashkësia akademie, sektori privat, organizatat joqeveritare, media, si dhe thellimi i vazhdueshëm i bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimit në kontekstin e NATO-s dhe BE-së, është me rëndësi të veçantë”, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Në takimin e punës morën pjesë edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për sistemin politik, Lupço Dimovski dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev, përfaqësues të UNDP-së, profesorë nga universiteti shtetëror i Arizonës, përfaqësues të institucioneve, vetëqeverisë lokale, sektorit civil dhe të biznesit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit