26.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Suedia ndalon telefonat në shkolla nga viti 2026

Qeveria suedeze ka vendosur të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, duke filluar nga vjeshta e vitit 2026. Nxënësit e moshës 7 deri në 16 vjeç do të duhet t’i dorëzojnë telefonat në fillim të ditës shkollore, të cilët do të mbahen deri në fund të mësimit.

Kjo masë është pjesë e një reforme të gjerë arsimore që synon përmirësimin e sigurisë dhe kushteve të të mësuarit në shkolla. Përveç ndalimit të telefonave, paketa përfshin edhe ndryshime në kurrikulë, sistemin e notimit dhe trajnimin e mësuesve.

Ministrja e Arsimit, Simona Mohamsson, e quajti këtë “investimi më i madh arsimor në mbi 30 vjet”, duke theksuar se rregulli do të jetë i detyrueshëm për të gjitha institucionet arsimore dhe nuk do të ketë përjashtime.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit