19.8 C
Skopje
Thursday, September 11, 2025

Mexhiti & Sejdiu: Bashkëpunim për një Zhelinë moderne

 

Në një intervistë ekskluzive për ora24.tv, Zv/Kryeministri Izet Mexhiti dhe Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, zbuluan projektet që do ta transformojnë Zhelinën në një nga komunat më zhvilluara të vendit.

Ata theksuan se prioritet mbetet infrastruktura moderne, arsimi cilësor dhe nxitja e zhvillimit ekonomik, ndërsa bashkëpunimi i ngushtë mes qeverisë dhe komunës shihet si çelësi i suksesit.

“Synimi ynë është të krijojmë kushte më të mira jetese për çdo qytetar të Zhelinës dhe ta shndërrojmë këtë komunë në shembull të zhvillimit lokal,” deklaroi Mexhiti për ora24.tv.

Nga ana tjetër, kryetari Sejdiu theksoi se projektet e nisura në Zhelinë nuk do të ndalen dhe se çdo iniciativë ka për qëllim t’i sjellë përfitime të drejtpërdrejta qytetarëve.

Kjo intervistë sjell më afër vizionin e institucioneve për një të ardhme më të fortë dhe perspektivë të re për komunën e Zhelinës.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit