Shkup, 10 shtator – Menduh Thaçi, lider i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), në një intervistë për “Pressing-T7” në Kosovë, shprehet optimist se kandidatet, Izet Mexhiti në Çair dhe Bilall Kasami në Tetovë, do të fitojnë në zgjedhjet lokale edhe pa mbështetjen e VMRO-së, transmeton Zhurnal.mk.