11.8 C
Skopje
Saturday, October 18, 2025

MPB: Arrestohet 19-vjeçari në Tetovë për shkaktim zjarri

Një 19-vjeçar nga Shkupi, me vendbanim të përkohshëm në Tetovë, është arrestuar sot (15 gusht 2025) nga policia në Tetovë, pasi është kapur në flagrancë duke djegur kabllo pranë mbikalimit hekurudhor në rrugën “Marshal Tito”.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i dyshuari është arrestuar rreth orës 16:15, pasi veprimet e tij kanë shkaktuar zjarr, i cili është shuar falë ndërhyrjes së Njësisë kundër zjarrit të Tetovës.

I dyshuari, me inicialet S.M., është ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit