13.8 C
Skopje
Friday, October 24, 2025

Kovaçevski njoftoi propozimin e Qeverisë për zëvendësimin falas të patentë shoferëve deri në fund të vitit

Në seancën e sotme të Qeverisë do të propozohet një zgjidhje që do të mundësojë që ndërrimi i lejeve të vozitjes dhe të komunikacionit të jetë falas deri në fund të vitit, njoftoi kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski përcjell /tvklan.mk/

“Ministrat tanë sot do t’i propozojnë Qeverisë një zgjidhje me të cilën zëvendësimi i lejeve të qarkullimit do të jetë pa pagesë, në shpenzim të shtetit, deri në fund të vitit, në mënyrë që ky proces të kryhet siç duhet deri në fund të vitit. Shpresoj se Ministria e Punëve të Brendshme me të gjithë administratën dhe udhëheqjen e saj, do të arrijë të sigurojë furnizim në kohë të formularëve në pjesën e lëshimit të dokumenteve të udhëtimit”, tha Kovaçevski.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit