1.8 C
Skopje
Tuesday, December 23, 2025

Humbi kontrollin në kthesë, doli nga bankinat dhe ra 40 metra poshtë në vendbanim – aksident i rëndë në Maqedoni

Prokuroria Publike ka dalë me njoftim për aktivitetet e ndërmarra për aksidentin e rëndë, që ndodhi këtë pasdite në rrugën ekspres Prilep – Gradski (Maqedoni e Veriut), transmeton TV21.

Prokurori publik i Prokurorisë Veles ka kryer hetim në vendin e ngjarjes, ku automjeti “Folksvagen Polo” me targa të Shkupit, në kthesën e vështirë ka humbur kontrollin dhe ka fluturuar nga rruga, prej bankinës së dëmtuar paraprakisht dhe ka rënë 40 metra poshtë në vendbanim.

Në aksident, lëndime të rënda ka marrë ngasësi i automjetit si dhe një fëmijë 11-vjeç, i cili gjendet në gjendje kritike. Që të dy, për shkak të seriozitetit të lëndimeve janë transferuar në Qendrën Klinike në Shkup. Edhe një bashkudhëtar në automjet, i cili ka marrë lëndime më të lehta, i është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin e Velesit”, thuhet më tej në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori publik ka dhënë urdhër për kontroll teknik të automjetit dhe për kontroll të prezencës së alkoolit në gjak të ngasësit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit