Në një intervistë ekskluzive për ora24.tv dhe Almakos, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka konfirmuar se shumë shpejt do të hapet një pikë e përbashkët kufitare – e ashtuquajtur One Stop Shop – që do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave mes dy vendeve.
“Javën e ardhshme, do të vendoset sistemi ‘One stop shop’ edhe në pikën ufiritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Jazhincë – Glloboçicë ku policia e Maqedonisë do të vendoset në anën e Kosovës, sepse në Bllacë, policia jonë ka kaluar në anën e Maqedonisë. Ndërsa në Kufirin Bellanoc – Stançiç për shkak të qarkullimit më të vogël të qytetarëve do të mbetet sistemi aktuale,” tha ambasadori Qehaja.
Në intervistë Ai foli gjithashtu për intensifikimin e bashkëpunimit diplomatik, ekonomik dhe kulturor mes Prishtinës dhe Shkupit, duke e cilësuar këtë marrëdhënie si më të qëndrueshmen në rajon./Ora24.tv





