Me rastin e njëvjetorit të qeverisjes së koalicionit VLEN, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, theksoi një nga arritjet më të thella me ndikim social: mbylljen e kazinove dhe goditjen e industrisë së paligjshme të bixhozit. Ai tha se ky ka qenë një prej sektorëve më të dëmshëm për familjet shqiptare, të toleruar për vite nga pushteti i mëparshëm.
“Shënuam fundin e një epoke kriminale që i rrjepi qytetarët! E fituam luftën kundër industrisë së kazinove e bixhozit, që për dekada shkatërronte familjet dhe ekonominë tonë… Këto kazino kanë qenë skemë e qëllimshme, e ndërtuar për të pasuruar një kastë të privilegjuar të politikanëve. Dhe këtë vit të qeverisjes sonë, ky kapitull i zi mori fund. Mbyllëm 226 kazino online dhe goditëm tregun e paligjshëm, duke i dhënë fund këtij helmi social.”






