Në një prononcim në #Expansion, defektologia Shpresa Rashiti theksoi rëndësinë e modelit prindëror në zhvillimin e fëmijëve. Ajo u shpreh se sjellja, qëndrimet dhe vlerat që prindërit përcjellin tek fëmijët kanë ndikim të drejtpërdrejtë në formimin e tyre personal dhe social.
“Prindi është pasqyra e parë për fëmijën. Nëse duam që ata të rriten me vetëbesim, respekt dhe përgjegjësi, atëherë duhet që edhe ne të jemi shembull i këtyre vlerave,” tha Rashiti, duke nënvizuar rolin thelbësor që ka familja në edukimin e hershëm.
Kjo deklaratë vjen në kuadër të diskutimeve të vazhdueshme për rëndësinë e rolit të familjes në zhvillimin emocional dhe social të fëmijëve, me fokus të veçantë në edukimin dhe dashuri!