Ministri i Drejtësisë Fillkov ka shkarkuar sot gjykatësen Aleksovska Stojanovska nga grupi I punës në ministrin e drejtësisë.
Ky rast është vetëm konfirmim i të dhënave për vlerësimin e punës së gjykatave që u prezantuan ditë më parë. Korrupsioni është zbuluar si problemi më i madh i gjyqësorit me pikën më të ulët, tha ministri i drejtësisë Igor Filkov në konferencën e sotme për media.
“Ju drejtohem jo vetëm si Ministër i Drejtësisë, por edhe si qytetar, prind”.
ështu e nisi sot ministri Igor Filkov konferencën për media për rastin e të ndjerës tragjikisht Frosina Kulakova, e cila u vra javën e kaluar në bulevardin Partizanski Odredi në Shkup.
Igor Filkov, Ministër i Drejtësisë
“I bëj thirrje gjykatave dhe Këshillit Gjyqësor të marrin masa për rishqyrtimin e të gjithë çështjes së vdekjes së parakohshme të Frosinës. Ju bëj me dije se sot kam marrë vendimin për shkarkimin nga anëtarësimi në një grup pune në Ministrinë e Drejtësisë gjyqtarin, emri i të cilit po bën bujë në opinion. Ajo ishte pjesë e grupit të punës të formuar në dhjetor 2020 për ndryshimin e Kodit Penal dhe ishte pjesë e grupit të optimizuar të punës për ndryshime të shpejta të Kodit Penal, i cili presim të eliminojë pasojat e dëmshme të shkaktuara nga ndryshimet në vitin 2023. Këtë po e bëj për të mos diskredituar procesin që ka nisur për reformat e nevojshme thelbësore në drejtësi.”
Vozitësi që goditi për vdekje Frosina Kulakovën, atë ditë duhej të ishte në burg e jo në makinë, nëse gjykatësja Daniela Aleksovska, vepronte sipas ligjit – thonë nga VMRO-DPMNE-ja duke I bërë thirrje Këshillit Gjyqësor që ta shkarkojnë gjykatësen.
Ile Felkov, VMRP-DPMNE
“Këshilli Gjyqësor të mos presë të kalojëkoha, por menjëherë ta shkakrkojë gjykatësen Daniela Aleksovska Stojanovska, kurse PTHP të inicojë procedurë se përse ka marrë një vendim të tillë. PTHP dhe gjyqësori nuk kanë tashmë kohë të lirë, populli pret t`I përveshen punë dhe ta zbatojnë ligjin. Përgjegjësi ptatjetër të ketë’
Kanë reaguar edhe socialdemokratët. Sipas tyre, VMRO-DPMNE po përpiqet të përfitojë nga tragjedia që të mbrohet politikisht.
Sipas LSDM-së, VMRO-DPMNE-ja duhet ta dijë se LSDM-ja nuk është fajtor se Vasovi kishte patur celular në Shutkë dhe se LSDM-ja nuk e ka emëruar babain e dorasit në pozitë të lartë ushtarake.
Socialdemokratët gjithashtu thonë se LSDM-ja nuk e zgjodhi gjykatësen Aleksovska Stojanovska, por sipas tyre, ajo ishte zgjedhur nga VMRO-DPMNE-ja, sic thonë, nga “defteri” i Gordana Jankulovskës.(KlanMaqedoni)